Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, plot emocion ka hapur fjalimin e saj nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar si privilegj.
Ajo e ka konsideruar pamjen e krijuar nga bashkimi i dy qeverive shqiptare të Kosovës e Shqipërisë si pamjen më të bukur në botë.
“Një pamje impozante, pamja më e bukur në botë. Kolegët e mi deri më tani nuk treguan peshën e emocionit që ndjejmë ne nga Kosova që kemi ardhur për të mbajtur fjalim nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Kusari-Lila, teksa në fjalimin e saj ka numëruar ngjarjet historike që e karakterizojnë datën 28 Nëntor në historinë e popullit shqiptar./FolDrejt/