Dritëro Agolli njihet si poeti më i madh shqiptar i shekullit të kaluar, por gjithashtu edhe simpatizant i sistemit të kaluar komunist, ku ka udhëhequr edhe me Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë.
Hyrjen e librit me kujtime të Haxhi Lleshit, “Vite, njerëz, ngjarje – Kujtime”, e ka bërë pikërisht pena madhështore e Dritë Agollit.
“Që në rininë e parë në ndërgjegjen time herë pas here më shfaqeshin si nëpër mjegull hijet e katër njerëzve të paarritshëm si në legjendë. Ishin hijet e Isa Boletinit, Bajramit Currit, Myslim Pezës dhe Haxhi Lleshit,” do shruante Agolli. “Ata plotësonin njëri tjetrin dhe formonin një emblemë, apo një simbol kombëtar.”
Këto vlerësime për Lleshin vinë për rolin e tij në luftën kundër fashizmit italian dhe gjerman. Epopeja më e lavdishme e popullit tonë, gjithmonë sipas Agollit.
Për këtë i heqim kapelen në shenjë nderimi, përfundon Agolli./Foldrejt.com
Vërejtje: Ky artikull është shkruar nga libri me kujtime i Haxhi Lleshit.