Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar për situatën aktuale në vend duke thënë se kushdo që kërkon protesta ose shkarkim të qeverisë, po tenton ta ndihmojë kryeministrin Kurti.
Ai ka thënë ndër të tjera se Kosova tashmë e ka paguar me dështim aventurën e Kurtit.
“Kushdo që kërkon protesta, ose shkarkimin e qeverisë Kurti, tenton ta ndihmojë pikërisht Kurtin, i cili është në qorrsokak politik. Kurtin duhet ta lini të zbuluar me elektoraitn e vet, të cilin e ka gënjyer rëndë. Kurtin duhet ta lini ta kryejë lojën me ndërkombëtarët, që e kanë ndihmuar të marrë pushtetin, edhe pse e ka përdorë dhunën brutale. Meqë e ka pranuar Planin franko- gjerman dhe Planin e Zbatimit, si shkoi si qëndroi, tash njësoj është. Kosova tashmë e ka paguar me dështim aventurën e tij”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, transmeton Fol Drejt.