Sipas Mirror, Napoli ka identifikuar sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun, si kandidatin e duhur për të zëvendësuar Victor Osimhenin, nëse ky i fundit largohet gjatë verës.
Balogun ka qenë shumë i mirë në huazim me skuadrën e Ligue 1, Reims këtë sezon, duke shënuar 21 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.
Raporti thotë se Arsenali do të jetë i gatshëm të shesë sulmuesin e ri për të financuar transferimin e Delcan Rice nga West Ham, transmeton Fol Drejt.