Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë plenare ditën e enjte.
Në këtë seancë, e cila do të fillojë prej orës 10:00, pritet shqyrtimi i gjithsej shtatë pikave:
- Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionetparlamentare,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimine Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për ShërbiminCivil të Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
- Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë./FolDrejt/