Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka ngritur lart punën që po bëjnë ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas tërmetit në Turqi.
Në një postim në twitter, Szunyog u shpreh se është tejet i lumtur teksa sheh Kosovën përkrah BE-së në përpjekje për t’i dalë në ndihmë popullatës atje.
Szunyog ka bashkëngjitur edhe informacionin se FSK deri më tash ka shpëtuar katër jetë, duke përfshirë këtu dy fëmijë.
“Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë”, tha Szunyog ndër tjerash./FolDrejt/
I want to applaud the search and rescue efforts of the @KSF_Kosova 🇽🇰 in Türkiye 🇹🇷 over the last ten days.
So far they have managed to save four lives, including two children.
Proud to see #Kosovo joining the #EU🇪🇺 and international rescue effort. pic.twitter.com/7aR01Z1jON— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) February 15, 2023