Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë soleme me 17 shkurt.
Kjo seancë do të mbahet në nder të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, krahas asaj, do të mbahet edhe një seancë e rregullt gjatë ditës së enjte.
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha pas mbledhjes se janë duke pritur në derë çështje madhore, duke filluar nga dialogu e deri te gjendja sociale e ekonomike në vend./FolDrejt/