Stefan Savic luajti rregullisht në pjesën e parë të sezonit, por shpesh mungonte në të dytën. Kryesisht për shkak të pezullimeve të shumta në këtë.
Mbrojtësi malazez Stefan Savić e nisi vitin 2023 në një mënyrë disi të çuditshme. Lojtari i Atletico Madridit u dënua tre herë brenda 35 ditëve me karton të kuq! Së pari, ai u përjashtua kundër Barcelonës dhe për këtë arsye u pezullua për përballjen me Almerian. Më pas ai ia doli të luajë 90 minuta kundër Levante-s, dhe kundër Valladolidit. Pastaj pasoi përjashtimi në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Lëndimi e pengoi 32-vjeçarin të luante kundër Osasuna-s, por pastaj ai luajti në ndeshjen e radhës kundër Getafe-s, ndërsa u ndëshkua përsëri në ndeshjen kundër Celta-s.
Mund të shtojmë edhe këtë fakt interesant se Savić mori më shumë kartonë të kuq vetëm në vitin 2023 se të gjithë futbollistët në Botërorin e vitit të kaluar në Katar së bashku. Përkundër kësaj, trajneri Diego Simeone ka shumë besim tek ai, në sezonin aktual mbrojtësi malazez ka bërë 21 paraqitje. Kujtojmë se Savić bëri 63 paraqitje për Malin e Zi dhe shënoi 5 gola, transmeton Fol Drejt.
Stefan Savić in 2023
🟥 Sent off vs Barça
🚫 Suspended vs Almería
✔ Played 90 minutes vs Levante
🚫 Suspended vs Real Valladolid
🟥 Sent off vs Real Madrid
🤕 Unavailable through injury vs Osasuna
✔ Played 90 mins vs Getafe
🟥 Sent off vs CeltaThree red cards in 35 days pic.twitter.com/jyzXWWa98p
— Matthew Clark (@MattClark_08) February 12, 2023