Në seancën e sotme parlamentare, e cila i filloi punimet me një minut heshtje në kujtim të kolonelit Ahmet Krasniqi, ka dështuar miratimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”, shkruan Fol Drejt.
Marrëveshja ndërkombëtare dështoi të miratohet në Kuvend në mungesë të kuorumit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se një pjesë e deputetëve nga 82 nuk votoi, duke njoftuar se ajo bartet si pikë në seancën e radhës:
“…Kështu që vetëm 72 vota i kemi. Nuk është e mjaftueshme për marrëveshje ndërkombëtare…” – tha ai.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se projekti do të lejojë operimin e kësaj hekurudhe deri në 100 km në orë në shumicën e seksioneve të linjës në përpurthje me standardet e Bashkimit Evropian./FolDrejt/