Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Ky artikull është i ndaluar për idiotët!

Për Projekt-Kodin Civil dhe mungesën e një debati të mirëfilltë

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

A justifikohet homofobia? «Po!» – do të përgjigjej komediani Dave Allen, duke na shtyrë të gërryenim në kujtesë. Për periudhën antike greko-romako-helene, të qenit homoseksual ishte diçka normale; Mesjeta, e motivuar nga mësimet e Biblës, e dënoi ashpër duke e kategorizuar si mëkat të madh; Renesanca e mbylli njërin sy; Modernizmi as nuk e dënoi e as s’e quajti turp, ndërsa filloi ta promovonte, ndërsa post-modernizmi gati sa s’na e ka bërë obligim!

Shkruan: Imer Topanica

Që nga dita kur deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ia dhanë dritën e gjelbër Projekt-Kodit Civil, opinioni publik po vuan nga debatet që s’po shterojnë. E në këtë krizë ekonomike e politike, kjo “çon ujë” vetëm në një drejtim: në mullirin e një qeverie të dobët.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Por si u manifestua ky problem? Më saktësisht, “sherri” plasi për shkak të ndryshimeve që i parashihte Kapitulli II – Martesa, përkatësisht Neni 1138 pika 1 dhe 2. Për qytetarët që kanë bindje konservatore, mos-miratimi i kodit, mu për shkak të këtyre ndryshimeve, ishte një fitore. Në anën tjetër, për komunitetin LGBTIQ+ dhe përkrahësit e këtyre të fundit, një humbje.

Deputetët që e kundërshtuan miratimin e këtij kodi, u shpallën heronj, ndërsa emrat e atyre që e përkrahën, u regjistruan nëpër lista të zeza të përpiluara nga elektorati konservator. Të jemi korrekt: Manifestimi i bindjeve politike, të majta, të djathta, konservatore etj, të garantohet me kushtetutë, megjithatë kualifikimi HERO për këta deputetë, është pak teprim… A s’është?

Le ta analizojmë:

Një ndër togfjalëshat e përdorur nga deputetët për ta kundërshtuar Kodin, ishte “po e kërcënon familjen tradicionale”. Dhe në një masë kishin të drejtë, sepse në kuptimin literal, definicioni i martesës, po synohej të ndryshonte. Në esencë, po bëhej përpjekje të ç’shenjtërohej institucioni i martesës, i cili deri përpara kësaj përpjekjeje, ishte privilegj i heteroseksualëve.

Fetë abrahamike, kanë gjetur piktakimet e tyre me Kodin e vjetër Civil, ndërsa pretendojnë se për këtë (siç e tha një teolog musliman), kanë të drejtë ta ruajnë ©opyright-in të vulosur nga librat e shenjtë.

Por si definohet martesa tek fetë, si definohet ajo në Islam? Kuptohet ajo nuk deduktohet vetëm në rregullimin raporteve seksuale ndërmjet çifteve. Ajo e ngarkon me detyra burrin karshi gruas, duke i përfshirë edhe ato financiare (nga Mehri, deri te e drejta e trashëgimisë); dhe gruan karshi burrit (pa kosto financiare). Pastaj, prindërit obligohen të kujdesen për pasardhësit e tyre, t’i edukojnë, ushqejnë e mbrojnë ata, sikundër që i obligon këta të fundit, për t’i dashur, respektuar e kujdesur. Për më tepër, detyrat e familjes nuk përfundojnë brenda mureve të shtëpisë, ka urdhra hyjnorë, sugjerime e këshilla edhe për fqinjët (të cilët mund të mos jenë fare muslimanë)… Zbatimi i këtyre detyrave, të cilat po i përshkruajmë thjesht sa për ta mbërthyer esencën, për një besimtar, do të thotë avitje më pranë Zotit. Prandaj, besnikëria e burrit në raport me gruan në islam (dhe anasjelltas), nënkupton besnikëri ndaj vetë Zotit. Ky është petku i shenjtërisë me të cilën vishet martesa.

Por a i përmbushin muslimanët detyrat që ua shtron shenjtëria e martesës? Sa prej vajzave dhe grave muslimane trashëgojnë kapital nga baballarët apo burrat e tyre? Me kokën ulur duhet ta pranojmë se ato vijojnë të diskriminohen në këtë pikë. Ky padyshim është një faktor më i madh kërcënues i familjes, se sa një kod civil që parashihej të miratohej. Pasiguria financiare e gruas, është një formë e shtypjes, pa asnjë dilemë, parë në të gjitha pikëpamjet e mundshme. Për rrjedhojë “familja tradicionale shqiptare”, rrezikohet më shumë nga pabarazia ekonomike, se sa nga një kod civil, të cilin edhe unë do ta votoja kundër.

Deputetët që votuan kundër, kanë bërë pak në këtë drejtim, siç kanë harruar ta shfuqizojnë një udhëzim administrativ antikushtetues i cili vijon t’iu shfaqet si pengesë vajzave me shami nëpër shkollat e Kosovës. Asnjërit prej tyre nuk i ka shkuar ndërmend të pyes apo ta shtrojë si çështje fatin e Xhamia e Çarshisë, renovimi i së cilës ka filluar në vitin 2011. Asnjërit prej tyre nuk i ka shkuar ndërmend që ta problematizojë çështjen e Bashkësisë Islame të Kosovës (e cila ka statusin e një Organizate Joqeveritare), etj, etj.
Pastaj, koncepti i familjes “tradicionale”, është shkërmoqur nga sistemi edukativo-arsimor i dobët, “ushqimi” i mendjeve të fëmijëve me literaturë – llapërçinë, pastaj nga kultura “korrupsionit”, kontaminimit të hapësirës publike me kulturë (me k-ë të vogël), ku askush nuk e çanë kokën për mirëmbajtjen e hapësirës publike. Kur flasim për literaturën, duhet të theksojmë se edhe aty është përvjedhur në heshtje kauza e LGBTIQ+, dhe janë të paktë ata që e kanë ngritur zërin. Në një mënyrë, siç e thotë Abigail SHRIER në një artikull, vetë Shteti (sistemi arsimor), është bërë gati të na i vjedh fëmijët të cilëve kemi të drejtë t’ua mësojmë fenë, meqë është pjesë e Kulturës sonë.

Po, kuptohet, asnjë besimtar nuk e vë në diskutim: Kurani e rrëfen historinë e popullit të Lutit, i cili u dënua për shkak të deficitit moral, orgjive, homoseksualizmit, tradhtive bashkëshortore, etj. Por dënimi atyre nuk iu erdhi prej njerëzve, por prej Zotit. Apriori, profeti ua tërhoqi vërejtjen dhe i ftoi në rrugë të drejtë, për vite të tëra, pa iu bërë thirrje ndjekësve të tij, që të mobilizohen kundër “të devijuarve”.

Kjo, sepse, Islami është pajtim dhe jo përçarje, është dashuri dhe jo urrejtje, është, apriori paqe, e jo luftë.
Përfundimisht, si duhet të votohet kodi?

Të jem i hapur: edhe unë do ta votoja kundër! Megjithatë, këmbëngul ta rikthej vëmendjen diku tjetër, për mua, inxhinieringu i propagandës pro të drejtave të këtij komuniteti i cili i ka shtrirë degët deri në bankat e shkollës, është më i papranueshëm dhe më i rrezikshëm se sa vetë Kodi. Le ta sqarojmë një çështje, meqë ka të atillë që kanë qejf t’i referohen Sheriatit (të gjitha varianteve të tij), ai e dënon manifestimin e raporteve homoseksuale vetëm në publik, ashtu siç i dënon ato heteroseksuale. Promovimi i këtyre sjelljeve në hapësirat publike, për kodet islamike dhe përgjithësisht fetare, andaj, është i ndaluar dhe i sanksionueshëm. Me një fjalë, sheriati mbikëqyrë besimtarët vetëm jashtë katër mureve të shtëpisë dhe nuk intervenon brenda familjes, përveç në rastet e veçanta, kur ndonjë anëtar kërkon ndihmën e kadiut…

Duhet përmendur se më 20 janar të këtij viti, mbi 60 organizata të shoqërisë civile, duke përfshirë këtu edhe individë i janë bashkangjitur procesit afatgjatë të avokimit për rregullimin e martesës për personat e seksit të njëjtë në Draft Kodin Civil.

Këto organizata të mbajtura mirë, me burime të sigurta financiare, kanë filluar ta etablojnë edhe një lloj diskursi mjaft të dallueshëm. Madje në mënyrë agresive kanë shkulur shprehje/ nocione nga tradita sufiste dhe i kanë përshtatur për vete, siç janë, fjala vjen: ashik, dylber etj.

Por besimtarët duhet ta kuptojnë një gjë: janë të drejta që ua garanton demokracia! Ato organizata, ata individë, nuk duhet të stigmatizohen, ndikimi i tyre, për rrjedhojë, do të jetë i vogël, nëse ne që nuk mendojmë si ta i përvjelim mëngët dhe punojmë më shumë për realizimin e të drejtave tona, në po këtë sistem demokratik./FolDrejt/

Tags: DebatImer Topanicakodi civil
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vriten dy gra, raportohet për një sulm në një shkollë në Suedi

Lajmi tjetër

Juve shmangë Dybalan, fillojnë kritikat ndaj klubit

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM