Arsenali do të kërkojë 50 milionë funte nëse do të shesë Folarin Balogun këtë verë.
Kështu thuhet në Sky Sports, ku raportohet se janë zhvilluar bisedime mes klubit dhe përfaqësuesve të Balogun.
Besohet se sulmuesi favorizon një largim nga Arsenali, pasi nuk mendon se do të ketë mundësitë për ekipin e parë, përcjell Fol Drejt.