Chelsea, Liverpool… dhe tani PSG. Shumë interes për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.
Gazzetta dello Sport pretendon se PSG-ja ka refuzuar një ofertë hapëse prej 100 milionë eurosh, me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis që nuk dëshiron ta shesë.
Është raportuar se ai kërkon 200 milionë euro për Osimhen – çmimi duket se po rritet dita e ditës, përcjell Fol Drejt.