Prokuroria italiane ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-sulmuesin brazilian të Milanos, Robinhon.
Ai, në janar të këtij viti u dënua me 9 vite burg me akuzën se e përdhunoi një shqiptare në janarin e vitit 2013. Por, kushtetuta braziliane ndalon ekstradimin e qytetarëve të saj, kështu që rrëziku për Robinhon qëndron nëse ai udhëton në një shtet tjetër që ka marrëveshje ekstradimi me Italinë.
Futbollisti brazilian nuk është i vetmi që akuzohet për këtë përdhunim. Bashkë me të akuzohen edhe pesë burra të tjerë, të cilët sipas aktakuzës ishin pjesëmarrës në përdhunimin vajzës shqiptare, e cila në atë kohë festonte ditëlindjen e saj të 23 në një klub nate të qytetit të Milanos.
Robinho ka mohuar përdhunimin, ai është shprehur “Më vjen për të qeshur, gruaja ishte e dehur dhe as nuk e di çfarë ka ndodhur”, duke shtuar se keqardhja e tij e vetme është tradhtia që ai i ka bërë gruas së tij “Më vjen keq që tradhtova gruan time. Ky është pendimi im”. /FolDrejt/