Të paktën 18 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat intensivë në rajonin Rio de Janeiro të Brazilit.
Të paktën 18 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat intensivë në rajonin Rio de Janeiro të Brazilit, shkruan AA.
Sipas lajmit të shtypit brazilian të bazuar në ekipet zjarrfikëse të Rio de Janeiro-s thuhet se shirat intensivë që janë efektiv në qytetin Petropolis në zonën malore në Rio de Janeiro kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati.
Ekipet njoftuan se të paktën 18 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në Petropolis, transmeton Fol Drejt.
Mbi 180 zjarrfikës vazhdojnë punimet e kërkimit në rajonet ku ka rrëshqitje dheu dhe përmbytje ndërsa ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.
Ekipet kanë tërhequr vëmendjen se në Petropolis ka pasur 6 orë reshje të cilat priteshin përgjatë gjithë muajit shkurt.
Në një deklaratë nga bashkia Petropolis thuhet se shirat intensivë kanë shkaktuar një “numër të madh” aksidentesh dhe viktimash.
Gjithashtu në deklaratë vihet në dukje se janë në vazhdim punimet e kërkim-shpëtimit.
Në pamjet e pasqyruara në median sociale, vërehet se në zonat malore kanë ndodhur rrëshqitje të dheut, rrugët dhe parqet janë përmbytur ndërsa automjetet dhe autobusët kanë mbetur nën ujë.
Në pamjet të tjera shihet se automjetet dhe shtëpitë janë tërhequr zvarrë në rrëshqitjet e tokës dhe se Petropolis dhe zonat përreth kanë mbetur nën ujë.
– Bolsonaro u jep udhëzim autoriteteve për dërgimin e ndihmës
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro i cili ndodhet në Rusi në kuadër të një vizite zyrtare, ka udhëzuar autoritetet që të dërgojnë menjëherë ndihmë për të prekurit nga katastrofa.
Në katastrofën e përmbytjes që ndodhi në vitin 2011 në qytet dhe e cila u shndërrua në një tragjedi, humbën jetën mbi 900 persona ndërsa mbi 100 të tjerë u zhdukën./FolDrejt/