Kosova barazoi me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:2, ndërsa sonte me fillim nga ora 20:45 e ka ndeshjen kundër Rumanisë, ku shpresat për t’u kualifikuar tutje nuk i janë shuar ende Kosovës.
Kosova sot do të jetë mysafir i Rumanisë në Bukuresht. Kujtojmë se Rumania renditet e dyta në grupin I me nëntë pikë, kurse Kosova është e parafundit, pra në vendin e pestë në grup me vetëm katër pikë.
Këto janë formacionet e mundshme:
Rumania: Moldovan, Manea, Drasusin, Burca, Bancu, Marin, Martin, Surescu, Stanciu, Coman, Alibec
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Berisha, Loshaj, Fazliji, B.Berisha, Rashica, Muriqi