Futbollisti i Manchester Cityt dhe përfaqësuesi anglez Kyle Walker ka rënë dakord për një transferim te kampioni i Bundesligës, Bayern, njoftoi Sky Sports.
Walker, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ka vendosur të largohet nga Manchesteri, pasi është i vetëdijshëm se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë titullar në Manchester City.
Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, vlerëson shumë cilësitë e Walker, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës në formacionet 3-5-2 ose 3-4-3 nëse është e nevojshme, transmeton Fol Drejt.