Moska ka refuzuar kërkesat e OKB-së për të ndihmuar popullsinë lokale në zonën e Ukrainës jugore nën kontrollin rus, e cila u prek nga thyerja e digës Kahovka, njoftoi sot OKB.
Ai shtoi se organi do të vazhdojë të “angazhohet dhe të kërkojë aksesin e nevojshëm për popullatën e prekur”.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve ruse të veprojnë në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Ndihma nuk mund t’u ndalohet njerëzve që kanë nevojë”, thuhet në njoftim, përcjell Fol Drejt.