Ministria e Bujqësisë u ka bërë thirrje bujqëve që të mos fillojnë me procesin e korrje – shirjeve, shkruan Fol Drejt.
Sipas informatave të kësaj ministrie, të përcjella nga këshilltarët në qendra këshilluese komunale për bujqësi, përqindja e lagështisë vazhdon të jetë mbi normat optimale, që sillen ndërmjet 12 e 13 %.
Kjo është edhe arsyeja pse kjo ministri iu bëri thirrje bujqve që të mos fillojnë korrjet para pjekjes së plotë të grurit, në mënyrë që të mos kenë humbje të grurit e ulje të rendimentit mesatar, por edhe janë paralajmëruar se pikat grumbulluese, nuk do të pranojë nëse lagështia është mbi normat optimale./FolDrejt/