Sipas Policisë së Kosovës, një person është arrestuar për shkak se e kishte ngacmuar seksualisht një femër, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00, në Dragash.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./FolDrejt/