Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për herë të parë ka folur për akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se po anon nga Serbia në dialogun e Brukselit.
Përveç njëanshmërisë, Lajçak u pyet nëse akuzat e Kurti janë problem për të ardhmen e dialogut.
“Kur nuk të pëlqen mesazhi ti provon të sulmosh dërguesin. Kështu funksionon. Dialogu është këtu që nga 2011. Ka pasë qeveri të ndryshme në Kosovë e Serbi, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja por dialogu është e vetmja rrugë, sepse fakti është shumë i thjeshtë – s’ka të ardhme europiane pa normalizim”, tha Laçak në forumin 2BS, që po mbahet në Budva, përcjell Fol Drejt.
Kurti akuzoi ndërmjetësin europian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë se është “pozicionuar” kundër Kosovës./FolDrejt/