Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të bëhet e përshtatshme për të ardhmen.
Scholz i cili ndodhet në Granada të Spanjës ku mbahet Takimi i 3-të të Komunitetit Politik Evropian (EPC) tha se BE-ja duhet të bëhet e përshtatshme për të ardhmen. “Kjo është e vlefshme kryesisht për strukturat vendimmarrëse. Në fjalimin që mbajta në Pragë lidhur me këtë çështje, u përpoqa që të shpreh hapur se është e papranueshme që unanimiteti të mbizotërojë gjithmonë, për shembull në politikën e jashtme ose politikën tatimore”, tha Scholz, përcjell Fol Drejt.
Ai mbrojti idenë se brenda BE-së mund të merren vendime edhe me shumicë. “Duhet ta bëjmë këtë në mënyrë që të garantohet sovraniteti dhe aftësia e lëvizshmërisë së BE-së”, theksoi kancelari gjerman.
Scholz vuri në dukje se takimi në Granada është platformë e mirë për të diskutuar pa presion për të marrë vendime, për pyetjet që mbartin rëndësi të madhe në aspektin e të ardhmes së Evropës.
Pasi tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e sovranitetit të Evropës dhe pozicionit të saj të rëndësishëm në botë, kancelari gjerman tha: “Ne duhet të shikojmë me kujdes se si mund të sigurohemi që Evropa t’u përgjigjet problemeve që kanë qytetarët dhe për të cilat presin përgjigje”./FolDrejt/