I dërguari special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd. Ai sot ka takuar Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, raportojnë mediat serbe, transmeton Fol Drejt.
Vuçiq sot paradite nuk ka shfaqur shumë entuziazëm përpara takimit, ndërsa ka paralajmëruar se do të bisedoj jo për “çka mund të bëjmë” e jo “çfarë duam të bëjmë”.
Ai po ashtu ka thënë se do t’iu drejtohet qytetarëve serb, pas takimit me Lajçakun dhe njëkohësisht edhe para takimit të Ohrit./FolDrejt/