Nuk është e vërtet qe Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë marr vendim qe nga e enjtja, kosovarët që shkojnë në Shqipëri, do të vetëizolohen për 7 ditë.
Fakt është se ka propozime te ndryshme lidhur me masat e reja që Qeveri dhe Ministria e Shëndetësisë të marrin në luftimin e Pandemisë COVID 19, por këto masa/vendime pritet të merren nesër.
Nuk është i njohur kriteri për vetëizolim 7 ditor si masë për pandeminë COVID 19!
Pavarësisht, kriteret për vetëizolim sipas OBSH-se janë;
• Për pacientët simptomatikë: 10 ditë pas fillimit të simptomave, plus së paku 3 ditë shtesë pa simptoma (përfshirë pa ethe dhe pa simptoma të frymëmarrjes)
• Për raste asimptomatike : 10 ditë pas testit pozitiv për SARS-CoV-2
Burimet; MSH, WHO
#FactCheckerKS