IKSHPK vendosi që nga 30 korriku secili shtetas i saj që vjen nga jashtë të karantinohet për shtatë ditë, informon foldrejt.com. Kjo si masë paraprake për të parandaluar përhapjen e virusit Kovid19. Ngjashëm edhe shtetet e BE po shqyrtojnë masat për karantinim të personave që vinë nga vendet e rrezikshme.
Masat që pritet të hyjnë në fuqi më 30 korrik në Kosovë:
Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre.
Gjithashtu nga kjo datë të gjithë shtetasit kosovarë (qytetarët me leje qëndrim dhe ata me leje të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në SARS-COV2, në të kundërtën obligohen të vetëizolohen për 7 ditë.
Po ashtu të gjithë personat që do të vetëizolohen evidentohen në regjistër nga Policia e Kosovës në të gjitha pikat kufitare në territorin e Republikës së Kosovës. Dhe, të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, Bosnjes e Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë përmes testit që janë të shëndoshë nga COVID-19.