Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard ka thënë se në të ardhmen dëshiron të drejtojë një klub që do të ketë një projekt të vërtetë futbollistik, sipas mediave britanike.
Lampard drejtoi Derbin dhe më pas Chelsean nga viti 2019 në 2021, por u shkarkua nga klubi londinez pas një varg rezultatesh të dobëta. Më pas ai drejtoi Evertonin, por në janar të këtij viti, klubi nga Liverpooli e ndërpreu kontratën me Lampardin edhe për shkak të rezultateve të dobëta.
Lampard e mori Chelsean një muaj më parë, pasi u shkarkua Graham Potter dhe do të drejtojë klubin londinez deri në fund të sezonit./FolDrejt/