Rusia nuk është ende e kënaqur me mënyrën se si zgjidhet problemi i eksportit të produkteve të saj bujqësore me anë të marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të Zi, tha sot zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Vershinin.
“Nuk jemi të kënaqur me progresin, është shumë i rëndësishëm për ne”, tha Verishin pas bisedimeve të fundit me përfaqësuesit e OKB-së.
Siç raporton Reuters, ai foli në Moskë me zyrtaren e tregtisë së OKB-së Rebecca Greenspan./FolDrejt/