Kremlimi u është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan Joe Biden i cili foli për përjashtim të Rusisë nga grupi G20 që bën bashkë ekonomitë kryesore të botës, si një përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kjo nuk do të ishte ndonjë gjë katastrofike për Rusinë. “Formati i G20 është i rëndësishëm por në rrethanat aktuale kur shumica e shteteve anëtare janë në gjendje lufte me ne, asgjë e tmerrshme nuk mund të ndodhë”, u tha ai gazetarëve.
Peskov deklaroi se bota shtrihet më tej se SHBA dhe Europa ndërsa theksoi se përpjekjet e tyre për të izoluar Moskën do të dështojnë.
Rusët kanë nisur të përballen me çmime të larta dhe mungesë të disa ushqimeve dhe mallrave për shkak se SHBA, BE dhe Britania e Madhe si dhe aleatë të tjerë kanë vendosur sanskione të rënda ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukainë./FolDrejt/