Karim Benzema mund të ketë fituar Topin e Artë këtë vit, megjithatë, ai vazhdimisht ka luftuar me lëndime gjatë sezonit, me dëmtimin e fundit në kofshë që e la jashtë Kupës së Botës, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Tani El Nacional raporton se Real Madridi është i vendosur të nënshkruajë me një sulmues për ta zëvendësuar atë në tregun e transferimeve të dimrit, me sulmuesin e Interit, Lautaro Martínez, i përfolur si një nga kandidatët kryesorë.
Martínez ka pasur paraqitje të mira vazhdimisht për Interin që kur iu bashkua në vitin 2018, duke shënuar 82 gola në 202 ndeshje. Aktualisht ai mund të jetë transferi i përsosur për Real Madridin përpara se gjigandi spanjoll të përpiqet të nënshkruajë me një sulmues vërtet të madh. /FolDrejt/