Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Perëndimi mbështet gjenocidin në Ukrainë duke mbështetur planin e paqes të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, në të cilin ai pretendon të shkatërrojë gjithçka ruse në Ukrainën lindore dhe në Krime.
Rusia ka akuzuar prej kohësh Perëndimin se ka injoruar persekutimin e Ukrainës ndaj popullsisë rusishtfolëse në Donbasin lindor dhe zona të tjera, raportoi Reuters.
“Përfundimi është shumë i thjeshtë – Perëndimi mbështet drejtpërdrejt gjenocidin,” tha Lavrov, transmeton Fol Drejt.