Joao Felix nuk do të qëndrojë te Chelsea, ka bërë të ditur Enrique Cerezo, president i Atletico Madridit.
Sulmuesi portugez kaloi gjysmë viti në huazim te klubi londinez. Chelsea pagoi 11 milionë euro për atë marrëveshje, por Felix nuk është më në planet e menaxherit të ri të klubit Mauricio Pochettino, shkruan Romano.
“Ne u informuam 24 orë më parë se Pochettino nuk llogarit në Felixin për projektin e Chelsea. Ai do të kthehet në Atletico Madrid dhe më pas do të shohim… Nuk kemi plane,” tha Cerezo. Felix ishte shumë i lumtur në Chelsea, por marrëveshja mes Atletico-s dhe Chelsea nuk përfshinte opsion blerjeje, kështu që anglezët u tërhoqën.
Felix shënoi katër gola në 20 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat. Ai mbërriti te Atletico nga Benfica për 127 milionë euro, por kurrë nuk e tregoi plotësisht talentin e tij. Kontrata e tij me Atleticon zgjat deri në verën e vitit 2027 dhe sipas Transfermarkt kap vlerën e 50 milionë eurove.