Agjencia e lajmeve NEXTA përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka raportuar se Federata Ruse synon të ngrejë në OKB çështjen e përgatitjes së Kievit të një “bombe të pistë”, shkruan Fol Drejt.
Këtë njoftim ky medium e bëri duke iu referuar një deklarate të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.
Kujtojmë se dje, agjencia shtetërore ruse RIA Novosti raportoi, duke cituar burime, se forcat ukrainase po planifikonin të përdornin një “bombë të pistë” ose një “bombë të vogël bërthamore”. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, i quajti pretendimet e Shoigut si “absurde”. “Një absurditet absolut dhe mjaft i parashikueshëm i thënë nga ata që ende vazhdojnë të besojnë se është e mundur të gënjehet paturpësisht. Dhe dikush do ta besojë atë”, tha Podolyak për Liga, një media ukrainase e lajmeve.
Ndërsa sot Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë hedhur poshtë së bashku pretendimet ruse se Ukraina po përgatitet të përdorë një “bombë të pistë” dhe paralajmëruan Moskën që të mos përdorë çdo pretekst për përshkallëzimin e konfliktit. /FolDrejt/
Lavrov: The Russian Federation intends to raise the issue of #Kyiv‘s preparation of a “dirty bomb” at the #UN. pic.twitter.com/Yg7vnI9nT4
— NEXTA (@nexta_tv) October 24, 2022