Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov thotë se nëse NATO kundërshton ngrirjen e konfliktit në Ukrainë, atëherë aleanca ushtarake mund të vazhdojë të luftojë, sipas një raporti nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Nëse NATO me gojën e Stoltenbeg [shefit të aleancës ushtarake] deklaron edhe një herë se është kundër ngrirjes, siç thonë ata, konfliktit në Ukrainë, atëherë ata duan të luftojnë. Epo, le të luftojnë”, u tha Lavrov gazetarëve në Minsk.
“Ne i kemi kuptuar prej kohësh qëllimet e NATO-s në situatën rreth Ukrainës. Këto synime u formuan për shumë vite pas grushtit të shtetit. Tani NATO po përpiqet t’i zbatojë ato”, shtoi ai.
Të hënën, në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha: “Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë. Por një paqe e drejtë nuk mund të nënkuptojë ngrirjen e konfliktit dhe pranimin e një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia.”/FolDrejt/