Një person që ka dëmtuar pronën e spitalit rajonal të Pejës dhe ka sulmuar një punonjës shëndetësor të këtij spitali ka përfunduar në pranga të policisë.
Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 qershor, rreth orës 22:35 në Pejë, transmeton FoL Drejt.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar viktimën e rastit i cili ka deklaruar se njё person i dyshuar fillimisht ka goditur ulёset nё repartin e radiologjisë e mё pas e ka sulmuar edhe viktimën (punonjёs i spitalit) i cili ka pranuar tretman mjekёsor.
I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs dhe pas njё pune intesive tё hetuesve, sot me datё 20.06.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar.
I dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit i ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48 orёsh./FolDrejt/