Takimi mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas, Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuleba, në Turqi ka përfunduar pa progres.
Në një konferencë për shtyp që po zhvillohet pas takimit, Kuleba tha se nuk ishte bërë përparim për çështjen e një armëpushimi dhe se Lavrov nuk u angazhua për një korridor humanitar në Mariupol, ku dhe situata është më e vështirë.
Por Lavrov i pyetur nga gazetarët për ofertën që ka bërë Polonia për të dërguar avionë të saj luftarakë në ndihmë të Ukrainës, bëri një kërcënim të hapur kur nuk përjashtoi që sulmi rus të përhapet dhe në qiejt e Evropës.
“Kërcënimet do vijojnë ndaj civilëve jo vetëm në qiejt e Ukrainës por të përhapen dhe në Evropë”, tha Lavrov.
Kërcënimi i Lavrov ishte edhe për shtetet që sipas tij po dërgojnë mercenarë në Ukrainë për të luftuar.
“Nëse unë e kam kuptuar mirë pyetjen kjo është përgjigja ime ata që janë më armë në Ukrainë duhet ta kuptojne qe do te mbajne pergjegjesi si ato vende që dërgojnë mercenarë në Ukrainë për të luftuar me batalione dhe që rrezikojnë jetë ukrainase”, tha Lavrov.
Pyetje: Sa i përket ndihmës perëndimore a do të pranoni ofertën e Polonisë?
Lavrov: Nuk e kuptova mirë përkthimin e bërë nga gjuha turke por nëse duhet ti përgjigjem pyetjes këto vlerësime bëhen nga ministria ruse e Mbrojtjes dhe nga presidenti që është komandant i FA operacioni ynë në shenjestër, sa i perket furnizimeve ushtarake nga jashtë për Ukrainën ne shohim sa e rrezikshme është kontakti i ndërkombëtarëve dhe BE që ka shkelur parimet ndërkombëtare duke dorëzuar armë vdekjeprurëse në Ukrainë duke përfshirë sisteme mbrojtëse që janë të zhvendoshme e mund të përdoren nga terroristë që mund të rrezikojnë civilët.
Këto sisteme antiraketore ku përfundojnë është pyetje që duhet tu bëhet kolegëve evropianë.
Nëse ata janë të interesuar për t’i dhënë fund politikës për të krijuar kërcënim nga Ukraina ndaj Rusisë nëse ka përgjigje kërcënimet do vijojnë ndaj civilëve jo vetëm në qiejt e Ukrainës por të përhapen dhe në Evropë.
Sa i përket pyetjes nëse duam të shënjestrojmë vende të tjera në Evropë ne nuk kemi shënjestruar e nuk po luftojmë Ukrainën. Situata e krijuar në Ukrainë ishte rrezik direkt për Rusinë.
Presidenti Putin ka thënë e ka folur disa herë për këtë dhe për territoret e cliruara si Donjetsk e Luhansk pra ka pasur plane kundër këtyre dy republikave.
Ka fakte flagrante për atë që Pentagoni po bënte duke përdorur fonde amerikane duke blerë laboratorë për të eksperimentuar me patogjenë për të krijuar armë biologjike.
Fakti që Pentagoni i ka mohuar këto zëra si i quajnë ata kjo nuk është për tu habitur,.
BE ka folur me një zë se s’ka të dhëna për aktivitet biologjik kjo nuk është për tu habitur.
Ajo që përfaqësuesi i OKB tha që s’ka fakte për këtë dhe kjo nuk është për tu habitur se Amerika po e bën këtë në sekret si po e bën në vende të tjera të ish Bashkimit Sovjetik.
Nëse unë e kam kuptuar mirë pyetjen kjo është përgjigja ime ata që janë më armë në Ukrainë duhet ta kuptojne qe do te mbajne pergjegjesi si ato vende që dërgojnë mercenarë në Ukrainë për të luftuar me batalione dhe që rrezikojnë jetë ukrainase./FolDrejt/