Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov deklaroi në konferencën me gazetarët në përfundim të takimit me homologun e tij ukrainas se Rusia nuk ka kryer krime lufte duke i cilësuar lajmet në media manipulime të opinionit publik.
Lavrov u shpreh se presidenti dhe qeveria ruse po merret me çështjet e ekonomisë por shtoi se Rusia do ia dalë ashtu si ia ka dalë në çdo etapë të historisë së saj.
Ai tha se vitet e fundit Ukraina është kthyer në një vend anti-rus dhe se perëndimi e ka vënë atë para zgjedhjes nëse do jetë me ta ose kundër tyre.
“Nuk është hera e parë që ne dëgjojmë deklarata për të ashtuquajtura krime lufte nga forcat ruse. Në një takim të Këshillit të Sigurimit treguam fakte për këto maternitete që janë të pushtuar prej kohësh nga grupe radikale. Janë larguar gratë shtatzëna nga këto spitale. Ju nxirrni konkluzionet tuaja si manipulohet opinioni publik në botë. Sa i përket ekonomisë ruse, ky është shqetësimi ynë. Presidenti dhe qeveria jonë po merren me këto çështje.
Ukraina është kthyer në një vend anti-rus ku pereëndimi që nga vitet 2000 i kanë kërkuar të zgjedhë nëse janë me ne ose kundër nesh. Atëherë çfarë vlerash kanë diktuar për popullin ukrainas. Kemi bërë pretendime ku kandidatë pro perëndimor miratuan vendime jo kushtetuese prë zgjedhje të treta ose manipulime të tjera. Ukraina vazhdoi të shndërrohej në një mjet eksperimental. NATO kërkoi që Ukraina të kishte lirinë për t’u anëtarësuar në aleancë.
Sot po zbulojmë se ka edhe ambiente për armë biologjike që populli ukrainas nuk i di. Kur filluam të flasim për çështjet bërthamore i bëmë thirrje ndërkombëtarëve të tregonin qëndrimin e tyre. Përse duhet siguria jonë të vendoset nga NATO. Ne nuk duam militarizimin e Ukrainës. Ne nuk duam të shohim ndërtimin e një shteti me tradita naziste në Ukrainë që vendosin shenja naziste. Këto njësi janë trajnuar për të kryer vepra kriminale.
Putin e ka thënë disa herë që kur bëjmë thirrje për moszgjerimin e NATO-s nuk duam të rrezikojmë Ukrainën. Për problemet ekonomike ne do ia dalim. Ia kemi dalë me vështirësi në çdo etapë të historisë sonë. Ju garantojmë se do të dalim nga kjo krizë duke pastruar shëndetin tonë mendor me ndërgjegje më të pastër. Kur perëndimi flet për vlera nuk besojmë në atë që thotë”, tha Lavrov./FolDrejt/