Lidhja Demokratike e Kosovës ka nderuar sot Enver Malokun në 24-vjetorin e vrasjes së tij.
Maloku u ngrit lart nga kjo parti, si gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, adhurues i shkrimit, rokut, e vetë shpirtit kulturor të shoqërisë së Kosovës.
“Mbi të gjitha, ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci.
Rrugëtimi i tij drejt lirisë u ndërpre në gjysmë, por ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne”, thuhet në njoftimin e kësaj partie./FolDrejt/