Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar veprimtarët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha në 39-vjetorin e rënies së tyre.
Përmes një postimi në facebook, Krasniqi, duke iu referuar personaliteteve kombëtare shqiptare, ka thënë se duhet të jemi të lumtuar që ata jetuan në mesin tonë.
“Guximi i një njeriu, është liria e një tjetri. Prandaj, për shumë personalitete tona kombëtare, para se gjthash, duhet të jemi të lumtur që ata jetuan në mesin tonë.
Të tillë janë veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët, sot, në 39 vjetorin e rënies së tyre heroike, i kujtojmë me respekt dhe krenari.
Përjetësisht mirënjohës sakrificës së dëshmorëve tanë, atyre që përfaqësojnë më së miri vlerat më sublime të vendit tonë dhe të cilët me guximin e tyre kanë sjellë lirinë që gëzojmë sot. Lavdi!”, ka shkruar Krasniqi në facebook./FolDrejt/