Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, Leeds United ka rënë dakord për kushtet për të nënshkruar me të riun e mrekullueshëm të Barcelonës, Ilias Akhomach në fund të sezonit, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Anësori 18-vjeçar spanjoll – i cili u cilësua si ‘Lionel Messi i ri’ nga ish-drejtori i Barcelonës Patrick Kluivert – do t’i bashkohet skuadrës së Javi Gracias pa pagesë pasi refuzoi të zgjasë qëndrimin e tij në Kataloni përtej marrëveshjes së tij aktuale, e cila skadon në verë. /FolDrejt/