Të dielën nga ora 16:00 është caktuar finalja e Botërorit, në të cilën takohen Franca dhe Argjentina.
Shumë tifozë të futbollit duan që Messi të kurorëzojë karrierën e tij madhështore me një titull botëror. Mes tyre janë David Trezeguet dhe Andre-Pierre Gignac.
“ Messi e meriton titullin kampion bote dhe ky është shansi i tij i fundit për të arritur diçka të tillë. Njerëzit e ëndërrojnë këtë, e gjithë Argjentina luan për të dhe ai shkon shumë mirë me shokët e tij. I gjithë ekipi tregon një lojë sakrifice ”, tha Trezeguet dhe shtoi:
“Franca, megjithatë, ka një shans të mirë për të mbrojtur titullin dhe Kylian Mbappe ëndërron të mposhtë Messin. Këtu ka një diferencë moshe, Leo është në fund të karrierës së tij, Mbappe sapo ka filluar dhe do të thyejë të gjitha llojet e rekordeve”.
Gignac ka një qëndrim të ngjashëm .
“Unë jam francez, por do të doja që Argjentina ta fitonte Kupën e Botës, sepse Leo Messi e ka fituar me karrierën e tij. Ai sillet si një lider i vërtetë në fushë dhe e meriton ”, ka thënë ish-përfaqësuesi francez.
Natyrisht, këto deklarata nuk u kanë pëlqyer tifozëve francezë dhe disa prej tyre i quajnë Trezeguet dhe Gignac tradhtarë dhe francezë të rremë./FolDrejt/