E premte, 24 Maj, 2024

Tha se ishte shumë i dëshpëruar nga humbja/ Neymar organizon festë disa orë pas deklaratës, reagon Brazili

Lexoni edhe..

Kupa e Botës përfundoi me lot për Brazilin, por ngjarjet që ndodhën pas eliminimit nuk i kanë pëlqyer aspak tifozëve brazilianë.

Pak orë pas kthimit në Brazil të lojtarëve, Neymar organizoi një festë të madhe, në të cilën ishin të pranishëm disa bashkëlojtarë të tij, mes të cilëve Anthony, siç duket nga postimet e tij në rrjetet sociale. Gjithashtu, nuk mund të mungonin modele dhe këngëtarë.

Braziliani e ka organizuar festën e madhe në shtëpinë e motrës së tij, në Sao Paulo, siç raportohet nga “Folha de São Paulo”. Brazilianët nuk e kuptojnë dot se si festa u zhvillua vetëm disa orë pasi lojtari i PSG deklaroi se ishte “shumë i dëshpëruar” për eliminimin nga Kroacia./FolDrejt/

Të ngjajshme