Safet Softiq, kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës ka reaguar në lidhje me lejen e Suaedisë për të djegur Kuranin.
“Djegia e një kopje të Kuranit, që është një libër fetar, libri i shenjtë i myslimanëve, nuk është në përputhje me vlerat e përgjithshme që përfaqëson Evropa dhe është e qartë se ky është zbatim i standardeve të dyfishta”, tha kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë, Safet Softiq, me rastin e lejes së policisë suedeze një të djathtës daneze për të djegur publikisht një kopje të Kuranit para Ambasadës së Turqisë në Stokholm.
Në këtë rast konkret, siç shpjegoi ai, djegia e një kopje të Kuranit nuk do të dëmtojë askënd, as Islamin dhe as Kuranin, por do t’i dëmtojë ata që e bëjnë këtë./FolDrejt/