E premte, 26 Prill, 2024

Sali Berisha: Edi Rama ka 10% më shumë pushtet sesa Ramiz Alia në ’91

Lexoni edhe..

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në 32-vjetorin e themelimit të PD-së së Kurbinit, prej ku akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se u ka rrëmbyer votën shqiptarëve dhe se aktualisht ka 10% më shumë pushtet sesa Ramiz Alia në vitin 1991.

Në fjalën e tij, lideri demokrat shtoi se Rama është armiku absolut i lirisë.

“Edi Rama kontrollon sot, disponon 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia se në vitin 1991. Ai këtë pushtet e rrëmbeu duke i rrëmbyer shqiptarëve votën. Ne demokratët, por edhe shqiptarët në tërësi, e dimë se monizmi dhe liria janë të papajtueshme. E dimë se armiku absolut i lirisë, është monizmi. E dimë se si demokratë, misioni ynë absolut është përmbysja e tij. Siç përmbysëm monizmin e etërve, do përmbysim monizmin e bastardit. Miqtë e mi, edhe njëherë. Monizmi dhe liria nuk pajtohen. Ju rikujtojmë se këta burra që u dergjën në kampe dhe burgje, se mijëra të tjerë vdiqën, vdiqën se kërkonin lirinë. Sot ky bastard, mban peng, në kundërshtimin më flagrant, vendimin e gjykatës. Mendon se do parandalojë fitoren e beharit. Fitoren e demokratëve në të gjithë Shqipërinë. Mendon se do mbrojë monizmin e tij.”, ka thënë Berisha, shkruan TiranaNews, transmeton Fol Drejt.

Të ngjajshme