Një aksident trafiku ka lënë të lënduar dhjetë persona, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:30, në fshatin Novolan të Vushtrrisë.
Sipas raportit 24 orësh, raportohet se aksidenti ka ndodhur në mes tre automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 10 (dhjetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është në procedurë hetimore.