Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se dy drone ukrainas u kapën mbi rajonin e Moskës mëngjesin e 21 gushtit, skruan Kyiv Independent, transmeton Fol Drejt.
Kievi nuk ka komentuar mbi akuzat.
Një dron u neutralizua nga lufta elektronike dhe ra pranë Pokrovskoe në rrethin Ruza, rreth 80 kilometra nga Moska, sipas ministrisë.
Një tjetër thuhet se u qëllua mbi distriktin veriperëndimor të Istras, më afër qytetit.
Sipas guvernatorit të Oblastit të Moskës, Andrey Vorobyov, mbeturinat e dronit ranë në një vilë (shtëpi fshati) pranë qytetit të Istra, duke plagosur dy persona.
“Janë thyer edhe xhamat në tri shtëpi. Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend”, tha Vorobyov në Telegram.