Një aksident trafiku ka ndodhur në Vushtrri, me ç’rast kanë mbetur të lënduar disa persona.
Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:10, mbrëmë në Vushtrri, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërputhjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës.
Tutje thuhet se në këtë aksident është lënduar shoferi dhe 4 meshkuj pasagjerë që ndodheshin në veturë, të njëjtët kanë pranuar trajtim mjekësor./FolDrejt/