Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre persona në Gjilan.
Ata akuzohen për trafikim me qenie njerëzore, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të shqipërisë dhe një kosovar.
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/