Një person është lënduar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.
Rasti u raportua në Policinë e Kosovës gjatë pasdites, rreth orës 16:39, përcjell Fol Drejt.
“Një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë, me ngasës meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet përkatëse të policisë/FolDrejt/