Në qytetin e Gjilanit është raportuar një rast i tentim vrasjes, ku i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar me thikë dy persona.
Të dy viktimat kanë përfunduar në spital për tretman mjekësor, kurse i dyshuari është në kërkim policor.
“Dy viktimat meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.