Një rast i lëndimit në vendin e punës është raportuar në fshatin Korish të Prizrenit.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:20, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se viktima femër kosovare përderisa ishte duke punuar është rrëzuar ku si pasojë ka pësuar frakturë në hundë dhe ka lënduar krahun, viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/