Një person, shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për trafikim me njerëz.
“Lidhur me rastin, me 22.02.2023 është arrestuar edhe i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.